Pavarësisht formës së mirë që po tregon shkodrani me Napoli, veçanërisht me paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Nisës për Ligën e Europës – dha asistin e golit të parë – agjenti i FIFA-s, duke folur për Tuttomercatoweb, zbuloi edhe atë që po ndodh midis gjigantëve italianë dhe lojtarit të Kombëtares sonë.

“Hysaj ishte kërkuar nga Juventusi, por çështja ‘vdiq’ menjëherë pasi kjo ishte më e drejtë për të gjithë”, – citohet Mario Xhufredi nga Napolisport.net.