19 vjeçari shkodran Klevis Bebeziqi eshte rikthyer ashtu si duhet ne fushen e lojes dhe diten e djeshme ka qene titullar ne ndeshjen qe Teuta U21 ka luajtur perballe Vllaznise, ndeshje e cila u mbyll ne barazim 0-0.

Mesfushori kishte disa kohe qe nuk luante per shkak te nje demtimi te pesuar ne fillim te sezonit dhe kjo periudhe ka qene e veshtire per te, megjithate tashme keto veshtiresi duket se i ka lene perfundimisht prapa.

Bebeziqi u kerkua me ngulm nga drejtuesit durrsake ne fillim te veres dhe si rrjedhoje ish- lojtari i Olimpia Ljubjane vendosur te bashkohet me ta, madje duke qne pjese e rendesishme e skuadres se pare gjate gjithe fazes pergatitore, por starti i kampionatit ka qene i pafat per te.

Me kalimin e problemeve dhe marrjen e minutave, mesfushori i ri dhe i talentuar shpreson qe tashme me ardhjen edhe te Edi Martinit ne pankinen e Teutes, trajner qe ia njeh mjaft mire vlerat, te gjeje hapesira tek ekipi i pare per te treguar ate se çfare di te beje.

Kujtojme qe Klevis Bebeziqi eshte edhe pjese e kombetares U21 te Shqiperise dhe jo me kot, Teuta ngulmoi per ta bere pjese te saj sepse beson ne aftesite e ketij lojtari./SHKODRA-SPORT.COM/