Vazhdon të shënojë sulmuesi shkodran Hamdi Salihi. Një detyrë që po e bën në mënyrën e duhur edhe për ekipin e tij të ri, Wiener Nojshtadt, duket se varet plotësisht nga nga magjia e këtij lojtari.Edhe sot, në fitoren 2-1 ndaj Vatens, ishte sulmuesi shkodran njeriu i golave dhe natyrisht dhe lojtari më i mirë i takimit, të vlefshëm për javën e shtatë të Ligës së Parë në Austri.

Salihi realizoi nga një gol në çdo pjesë loje: 27’ dhe 46’. Miqtë shkurtuan diferencën me anë të Kekez në minutën e 80-të.Kjo ishte fitorja e gjashtë në shtatë ndeshje e SC Wiener, ndërsa ish-sulmuesi i Kombëtares, pavarësisht se është 33 vjeç, u ngjit në kuotën e  gjashtë golave.

© shkodrasport.com