Do te nise kete fundjave kampionati i kategorise se trete ne futbollin shqiptar. Ne te do te marrin pjese 14 ekipe te cilat jane ndare ne dy grupe, por çuditerisht me numer jo te barabarte ekipet. Ne grupin A do jene 8 ekipe pjesmarrese, ndersa ne grupin B vetem 6!!!

Ashtu siç kemi paralajmeruar, pjesmarrese edhe ne kampionatin e sivjetem do te jete edhe ekipi i Qarkut Shkoder, “Basania Fotball Club”, por ajo qe bie ne sy eshte mungesa e KF Shkodra, ekip i cili u deklarua se do te merrte pjese sivjet ne kampionat por duket se eshte terhequr ne fund.

“Basania FC” do te marre pjese ne grupin A sebashku me ekipet e Bulqizes, Permetit, Kinostudios, Prestige MFC team, Eagle Footbal, K.S Arnisa dhe Klosit. E veçanta e kampionatit te sivjetem do te jete edhe luajtja e ndeshjeve me sistem vajtje- ardhjes, çka do te thote qe Basania do t’i luaje ndeshjet e saj ne fushen sportive te Bushatit.

Shorti i hedhur sot e ka vene ekipin e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani perballe Kinostudios dhe ndeshja do te luhet diten e diele ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.

Siç ka bere te ditur edhe vete presidenti Ermir Shimaj, objektivat e “Basania FC” per sezonin e ri jane renditja ne krye te tabeles se klasifikimit dhe kalimi ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/