Ekipi i futbollit te femrave te Comos ne Itali ka marre nje fitore shume te rendesishme diten e djeshme ndaj Interit, ne ndeshjen e vlefshme per javen e 6-te te kampionatit te Seria A.

Dhe nje nga lojtaret me te rendesishme te ekipit te Comos ne kete takim ka qene shkodrania Alma Hilaj. Ajo eshte vleresuar me nje nga notat me te larta ne kete perballje, pikerisht me 7.5 duke treguar edhe njehere tjeter formen shume te mire qe ajo po kalon.

Por ndryshe nga ndeshjet me ekipin tone kombetar ku Hilaj luan ne rolin e qendermbrojtesit, tek Como trajneri e vendos ne pozicionin e mesfushores te krahut te djathte, detyre te cilen po e ben shume mire dhe po e ndihmon shume ekipin me paraqitjet e saj.

Alma Hilaj eshte titullare e vazhdueshme tek Como, skuader e cila me fitoren e djeshme 2-1 ndaj Interit eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve, po aq sa edhe Fiorentina e vendit te trete, nderkohe qe dy vendet e para ndahen nga Roma me 18 pike dhe Juventus me 15 pike.

Kujtojme qe kjo futbolliste eshte formuar tek ekipi Juban Danja por prej vitit 2016 luan ne Itali, fillimisht tek Fiorentina, me pas tek Florentia, per te kaluar me vone tek Orobica ndersa prej dy sezonesh luan ne Seria A serish por me ekipin e Comos.
Gjergj KOLA