Bekim Balaj duket se po vuan pasojat e një aktivizimi të gjatë me skuadrën e tij, Akhmat Grozni, në Rusi.Sulmuesi i Kombëtares shqitare do të mungojë në ndeshjen e Akhmatit kundër Arsenal Tula, e vlefshme kjo për javën e 7-të ta kampionatit rus, të programuar për ditën e henë, 21 gusht.

Është portali rus Kulichki.net ai që jep lajmin. Bekim Balaj është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë në “Ahmat Arena” pjesë e ekipit të drejtuar nga bjellorusi Oleg Kononov.Akhmat Grozni vjen pas tri humbjeve rresht. Në takimin e fundit kundër Zenitit, të humbur 4-0 vetëm Odise Roshi u aktivizua nga tre shqiptarët, përfshirë dhe Bernard Berishën. Balaj nuk ka shënuar ende këtë sezon në tri paraqitje.