Kuqeblutë kanë siguruar miqësoren e katër të kësaj përgatitoreje. Ajo do të zhvillohet pasditen e së shtunës në orën 17.00 në stadiumin e qytetit të Lezhës dhe përballë këtë herë do të ketë Besëlidhjen vendase. Drejtuesit e të dy klubeve kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshje e cila do t’u shërbejë të dy stafeve të ekipeve respektive për të parë gjendjen e futbollistëve dhe për të adoptuar skemat që ata mendojnë.

Kujtojmë që Vllaznia deri më tani ka luajtur ndaj Laçit, Kastriotit dhe Tërbunit. Miqësorja me Besëlidhjen do të jetë e fundit para se ekipi të niset drejt Malit të Zi për të zhvilluar atje fazën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri.

© shkodrasport.com