Ne kampionatin e kategorise se trete po shohim kete vit nje gare shume te forte per kreun e renditjes. Jane tre skuadra te cilat kryesojne grupin A me pike te barabarta dhe lufta ne mes tyre pritet te jete shume e forte per vendin e pare qe ngjitet direkt ne kategorine e dyte.

Dy prej ketyre skuadrave jane te kryeqytetit, “Prestige” dhe “Eagle Football”, ndersa e trete dhe qe “ua ka prishur qetesine” dy te parave, eshte “Basania FC” e cila perfaqeson Bushatin dhe Bashkine Vau Dejes.

Po kush eshte Basania? Nje ekip i krijuar ne veren e vitit 2020, sivjet feston katervjetorin, nga nje ide e nje ish- futbollisti tashme biznesmen- Ermir Shimaj. E veçanta e ketij ekipi eshte se i ka marre shkallet nje e nga nje, duke mos humbur asnjehere ritmin ne menyren e funksionimit te gjerave.

Krijoi Akademine dhe per te mesuar femijet e saj te luajne futboll zgjodhi emra te nderuar te futbollit shkodran e shqiptar, nder te cilet edhe ato si Elvin Beqiri, Gilman Lika etj. Me pas, vendosi te krijoje ekipin e te rriturve te cilin e rregjistroi ne kategorine e trete, ku merr pjese per te dytin sezon dhe ku ka objektiva serioze per ngjitjen nje kategori me lart.

Ne pankine ka zgjedhur nje trajner me pervoje si Fatjon Hasanaj, ndersa perberja eshte me lojtare te zgjedhur te kesaj zone, por edhe shume te tjera nga Shkodra, madje edhe nga jashte dhe me nje harmonizim te mire te tyre padyshim qe synojne te shkojne shume larg.

Çfare e ben te veçante Basanian? Themi se menyra si punohet aty dhe misioni qe ajo kerkon gjithmone te perçoje tek te tjeret me moton: Sport dhe Qytetari! Por jo vetem kaq. Terreni sportiv, baza materiale e kompletuar ne menyren me te mire te mundshme, marketingu dhe reklama qe bejne, jane elemente qe e bejne ndryshe prej shume ekipeve te tjera qe funksionojne jo vetem ne kete kategori, por me mire edhe se shume ekipe ne te dyten, madje edhe ne te paren.

Kuptohet qe e gjitha kjo deri tani ka ardhur pa ndonje mbeshtetje te madhe te pushtetit lokal apo biznemeneve te tjere dhe nese ndodh ne te ardhmen, me siguri qe do te shohim gjera edhe me te bukura. “Basania FC” eshte tashme nje vlere e futbollit verior dhe jo vetem./www.shkodrasport.com/