Duhej te ishte kurorezuar kampione e grupit A duke luajtur, por ne fakt kjo nuk ka ndodhur por kjo pak rendesi ka. Basania U17 ka marre trofeun e pare sezonal duke zene vendin e pare ne grupin e vet.

Diten e djeshme, ne fushen sportive te Bushatit duhet te luhej ndeshja e javes se 22-te te kampionatit, ajo ne mes ekipeve Basania dhe Albanet, por ky i fundit nuk eshte paraqitur.

Si rrjedhoje, ekipi i drejtuar nga trajneri Donaldo Lari, e ka fituar ate ne tavoline 3-0 dhe me kete trepikesh, Basania e mbyll fazen e dyte te kampionatit ne vendin e pare me 56 pike te grumbulluara pas 18 fitoresh te arritura, 2 barazimesh dhe vetem 2 humbje e me golaverazhin 62-22.

Pas perfundimit te ndeshjes nderkohe eshte zhvilluar edhe ceremonia e kurorezimit si ekipi kampion i Grupit A. Basania U17 bashke me ekipin tjeter shkodran, ate te Scutarit, i renditur i dyti ne kete grup, kane fituar te drejten per te luajtur ne fazen finale te kampionatit.

Ne kete faze do te luajne 6 ekipet me te mira te kategorise se pare (2 skuadrat e para te tre grupeve), per te percaktuar edhe skuadrat qe do te ngjiten ne Superlige sezonin e ardhshem. Basania do te tentoje deri ne fund kete gje sepse ka nje ekip me lojtare vertete te talentuar./SHKODRA-SPORT.COM/