Beselidhja e ka nisur me fitore serine e ndeshjeve gjysmefinale ndaj ekipit te Kamzes. E para eshte luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe eshte fituar nga lezhjanet me rezultatin 96-89.
Duhet thene se kjo perballje nisi mire per Beselidhjen e cila e fitoi perballjen e pare me rezultatin 26-15. Ne te dyten ka rivalitet dhe ajo mbyllet ne shifrat 27-27, por djemte e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali shkojne ne pushim me avantazhin prej 11 pikesh te krijuar qe ne 10 minuteshin e pare.
Ne perioden e trete eshte serish Beselidhja qe ruan avantazhin dhe madje e thellon edhe nje pike pasi ajo do te mbyllej ne shifra 21-20. Kaq do te mjaftonte qe ajo ta kontrollonte lojen ashtu si duhet.
Ne 10 minuteshin e fundit, eshte Kamza qe mundohet te permbyse shifrat dhe ndonese i fitoi ato 27-22, serish nuk i mjaftojne per ta fituar ndeshjen sepse jane lezhjanet ata qe i gezohen triumfit ne kete ndeshje te pare gjysmefinale.
Ata ne kete menyre hedhin nje hap te rendesishem per kalimin ne finale te kampionatit te ketij sezoni, por tashme duhet pritur ndeshja e dyte e cila do te luhet me 13 prill. Ne takimin e sotem, me i miri per Beselidhjen ka qene basketbollisti Robinson me 35 pike te shenuar./SHKODRA-SPORT.COM/