Vllaznia e volejbollit te femrave po behet gati per startin e sezonit. Presidenti i shoqates Florian Zekja dhe gjithe stafi i saj kane zhvilluar edhe nje takim per te analizuar situaten aktuale dhe per te bere planet dhe nxjerre edhe objektivat per kete sezon.

Gjeja e pare e bere ne kete takim ka qene percaktimi i struktures se ekipeve me te cilat shoqata Vllaznia do te perfaqesohet ne aktivitetet kombetare qe do te organizoje Federata Shqiptare e Volejbollit si dhe e stafeve te tyre.

Kete here do te kete nje ndryshim ne strukture teksa Vllaznia nuk do te marre pjese ne kampionat me ekipin U20, me te cilin u shpall kampion ne sezonin e kaluar. Drejtuesit e kane pare te arsyeeshme te veprojne ne kete menyre ngaqe nje pjese e mire e vajzave jane aktualisht te moshes deri ne 18 vjeç dhe nuk kane pse te marrin pjese ne dy kampionate njekohesisht.

“Shkodra Sport” njekohesisht ka mesuar edhe pjestaret e stafeve teknike per çdo ekip, te cilet mund t’i ndiqni si me poshte:

Ekipi i te rriturave/ Trajnerë: Besnik Lisha, Dorian Tafa, Gledis Dibra

Ekipi U18/ Trajnerë: Ferdinand Bardeli, Dorian Tafa

Ekipi U16/ Trajnerë: Fatjet Haxhagiq, Dorian Tafa