Beselidhja e ka mundur edhe per here te trete Tiranen dhe eshte kualifikuar per ne finalen e kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj te sezonit 2023-2024. Nje kualifikim qe ka ardhur mbremjen e sotme nga Shkodra, qytet ku eshte luajtur kjo gjysmefinale e fundit ne mes ketyre dy skuadrave.
Lezhjanet e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali e kane dominuar edhe kete tkim te luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke mos e vene asnjehere ne dyshim fitoren. Dominimi i tyre ka ardhur duke u rritur nga perioda ne periode dhe si rrjedhoje kane mberritur tek suksesi i shumepritur.
Perioda e pare eshte mbyllur ne shifrat 28-25 per Beselidhjen, e cila e ka thelluar edhe me shume epersine ne perioden e dyte qe u mbyll 21-18 dhe ne kete menyre ajo ka shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 6 pikesh ndaj Tiranes.
E treta nis ne menyre te shkelqyer per djemte e drejtuar nga trajneri shkodran Bilali i cili ka arritur ta çoje diferencen deri ne 17 pike, megjithate ajo do te mbyllej me shifrat 28-24 dhe ne kete menyre 10 minuta para fundit, Beselidhja udhehiqte me 10 pike diference.
Kaq ka mjaftuar qe ne perioden e fundit ajo te kontrollonte gjithçka dhe ne fund do te siglohej rezultati perfundimtar 99-85 dhe ne kete menyre me rezultatin e pergjithshem 3-0 te gjysmefinaleve, Beselidhja kualifikohet ne finalen e kampionatit, teksa tashme pret rivalin e saj qe do te dale nga çifti Teuta- Vllaznia.
Skuadra finaliste e kampionatit eshte mbeshtetur ne takimin e sotem nga nje numer i madh tifozesh, rreth 700-800, shumica e te cileve kishte udhetuar nga Lezha per t’i mbeshtetur te besuarit e tyre, por nuk munguan edhe shkodranet qe bene tifo per Beselidhjen ne kete perballje te rendesishme./www.shkodrasport.com/