Vllaznia në basketboll për meshkuj është mundur nga Besëlidhja në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ajo është luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe është fituar nga ekipi lezhjan me rezultatin 78-657.

Takimi ka nisur më mirë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali e cila do ta fitonte periodën e parë me rezultatin 21-12 duke treguar se ishte e vendosur për ta fituar këtë përballje ndaj Vllaznisë.

Në periodën e dytë janë shkodranët që luajnë më mirë dhe si rrjedhojë e mbyllin këtë 10 minutësh me një avantazh të vogël në favorin e tyre, pikërisht 21-19 duke bërë që ekipet të shkojnë në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 7 pikësh në favor të lezhjanëve.

Në dy periodat e fundit do të rregjistrohej i njëjti rezultat 19-17 dhe në këtë mënyrë i gjithë takimi do të fitohej me 11 pikë epërsi nga Besëlidhja me shifrat e përgjithshme 78-67, e cila ne kete menyre merr fitoren e gjashte rradhazi ne kampionat.

Për Besëlidhjen pikëshënuesi më i mirë do të ishte amerikani Philbert ëalton ëeekes me 18 të shënuara, ndërsa i dyti ishte shkodrani që luan për të, Robert Shestani me 14 pikë. Ndërsa te Vllaznia më të mirët kanë qenë dy amerikanët Tucker me 21 pikë dhe Sabb me 20 pikë të shënuara./SHKODRA-SPORT.COM/