Ersi Bode ka firmosur kontratën e parë si profesionist. Sulmuesi i majtë, i cili është pjesë e Shqipërisë U17 (14 ndeshje me kuqezinjtë) ka nënshkruar me ADO Den Haag.

Skuadra garon në divizionin e dytë të futbollit holandez. 17-vjeçari u transferua në janarin e vitit të kaluar në Holandë nga Internacional Tirana.

Bode është një nga katër lojtarët e Akademisë që drejtuesit e klubit holandez kanë vendosur t’u dhurojnë kontrata profesioniste.

“Ersi është një diamant i ashpër që duhet përpunuar. Sallaksi shqiptar mund të mbulojë pozicione të ndryshme në repartin ofensiv.

Ai është një futbollist kreativ dhe një driblues i shkëlqyer”, deklaroi Albert van der Dussen, drejtori teknik i ADO Den Haag.