Ka startuar në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, “Klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.

Kampionët aktualë të Shqipërisë do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, por edhe të ruajnë vendin e parë në renditje.

Ndërsa shkodranët e Mirel Josës duan tre pikëshin për t’i bërë presion kryesuesve në renditje.

Vlen të theksohet se ky takim duhej të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”, por nuk u luajt aty sepse ky impiant i është nënshturar mbjelljes së barit.

LIVE | VLLAZNIA 0-0 TIRANA