Vllaznia e femrave merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme i kane mbetur edhe pes ete fundit per t’u kurorezuar me titullin e 10-te kampion rradhazi, qe eshte edhe objektivi i saj.

Pasditen e sotme vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kane luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj Skenderbeut dhe kane fituar me rezultatin e thelle 9-0.

Ashtu si ne çdo ndeshje tjeter, edhe kete here protagonistja kryesore e suksesit kuqeblu ka qene sulmuesja Megi Doçi e cila ka realizuar plot 7 gola brenda ketij 90 minutesh duke qene kesisoj thuajse e sigurte fituese e “Kepuces se Arte” edhe per kete sezon.

Nderkohe ne pjesen e pare ka shenuar dy gola edhe sulmuesja tjeter Jehona Shala e cila ka kompletuar fitoren e thelle te ekipit shkodran ndaj korçareve. Perfundimisht 9-0 dhe Vllaznia merr fitoren e 13-te ne kampionat ne po kaq ndeshje te luajtura.

Ajo kryeson e vetme renditjen e kampionatit, e ndjekur nga Tirana me tre pike me pak. Kjo e fundit ka fituar sot 2-0 ne “derbin” me Partizanin. Kujtojme qe perballja e fundit e Vllaznia dhe Tiranes do te jete ne gjysem te muajit maj ne Shkoder, sfide ku dhe do te vendoset titulli kampion./SHKODR-SPORT.COM/