Sa shumë luftë për një pikë në Ballsh. Bylisi dhe Teuta nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre, por kjo përballje dhuroi spektakël dhe emocione.

Nga 2 gola për çdo pjesë, teksa fillimisht do të ishte Santos që në minutën e 20-të që do të gjente golin e avantazhit.

Lorenc Vila në minutën e 36-të do të barazonte shifrat, ndërsa në të 57-tën do të kalonte në avantazh durrsakët. Santos do t’i përgjigjej kundërshtarit të tij po me dopietë, ndërsa shënoi kështu edhe golin e “vitit”, pasi mposhti në të 70-tën Qirkon me një roveshatë.

Minutat e mbetura do të ishin të luftuara, por asnjëra nga ekipet nuk mundi të shënonte golin e tretë për të siguruar edhe 3 pikët e kësaj sfide, ndërsa tashmë ndajnë pikët në duelin e mbijetesës.

Pas këtij barazimi, Teuta e Edi Martinit ndodhet në vendin e 7-të me pikë të njëjta me Kukësin, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 9-të me 30 pikë.