Besëlidhja e basketbollit të meshkujve ka marrë një tjetër fitore të lehtë në kampionat. Ditën e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thellë 124-76 ndaj ekipit të Pogradecit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.

Ndeshja ka qenë e komanduar nga Besëlidhja, që u shkëput nga perioda në periodë. Edmonds me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për kampionët, ndërsa 29 pikët e Taylor për pogradecarët mbetën vetëm për statistikë.

Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali ka nisur shkëputjen që tani dhe kryeson e veetme renditjen me pikë të plota, 8. Padyshim që objektivi i saj është fitimi i titullit kampion për të tretin vit me rradhë.

Renditja:

Besëlidhja 8 pikë, Apolonia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Tirana 7 pikë, Vllaznia 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Fieri Basket 5 pikë, Elbasani 5 pikë, Partizani 5 pikë, Pogradeci 4 pikë, Flamurtari 4 pikë.