Merr fund pushimi dhe mini-faza përgatitore dimërore për klubet e elitës së futbollit shqiptar. Kategoria Superiore do të çelë siparin për vitin 2024 me javën e 19-të, që do të luhet e ndarë në tre ditë.
Të premten, më datë 12 janar, do të luhet sfida e parë e javës së 19-të, ku gjithccka nis me derbin Dinamo – Tirana. Kjo ndeshje e rëndësishme do të startojë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit
Një tjetër takim interesant është dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, përballje që do të luhet të shtunën më 13 janar në “Egnatia Arena” prej orës 13:30.
Në të njëjtën ditë do të luhet edhe sfida tjetër mes Partizanit dhe Teutës në “Arenën e Demave” në orën 17:00.Dy sfidat e fundit të javës do të zhvillohen të dielën më datë 14 janar. Laçi – Erzeni do të jetë ndeshja e parë e ditës e cila do të luhet në orën 13:30 në stadiumin e “Laçit”.
Java e 19-të do të mbyllet me sfidën Vllaznia – Kukësi, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 17:00.
TË PREMTEN
DINAMO-TIRANA 17:00
(në Durrës)
TË SHTUNËN
EGNATIA-SKËNDERBEU 13:30
PARTIZANI-TEUTA 17:00
Të dielën
LAÇI-ERZENI 13:30
VLLAZNIA- KUKËSI 17:00