Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk ia ka dale dot te fitoje ndaj Beselidhjes ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Ajo eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte fituar me rezultatin 86-71 nga lezhjanet.
Ata e kane nisur qe ne perioden e pare ne avantazh, kur e kane mbyllur kete 10 minutesh ne shifrat 22-19 dhe kane ardhur duke e thelluar edhe me shume ne te dyten te cilen po ashtu e fitojne 23-13 dhe ne kete menyre Beselidhja shkon ne pushimin e ndeshjes me avantazhin 45-32.
Kaq ka mjaftuar qe ajo ta administronte si duhet kete epersi edhe ne pjesen e dyte te ndeshjes. 10 minuteshi i trete do te mbyllej serish 22-19, ndersa i katerti do te fitohej nga Vllaznia 20-19.
Por qe ne fakt nuk i vlejti per asgje sepse i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e pergjithshem 86-71 ne favor te Beselidhjes. Pikeshenuesi me i mire per te ka qene amerikani Philbert Walton Weekes me 23 te tilla te shenuar, ndersa per Vllaznine me i miri ishte Dy’quavis Tyshon Wilkins me 26 pike.
Lezhjanet me fitoren e sotme, e çuan ne 16 numrin e ndeshjeve te fituara ne po aq te luajtura dhe kryesojne me merite renditjen e kampionatit ndersa Vllaznia me 27 pike eshte e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes./www.shkodrasport.com/