Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBasketboll meshkuj: Vllaznia e nis me humbje kampionatin e ri

Basketboll meshkuj: Vllaznia e nis me humbje kampionatin e ri

Java e parë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka dhuruar edhe humbjen e parë për ekipin e Vllaznisë. Ai është mundur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nga Teuta e Durrësit me rezultatin 72-82. Kjo e fundit e ka dominuar takimin nga fillimi e deri në fund duke treguar një formë më të mirë dhe natyrisht duke patur edhe një kontigjent më cilësor sesa shkodranët.

Teuta ka fituar periodën e parë 29-19 dhe këtë epërsi e ka ruajtur edhe në të dytën që është mbyllur 14-15. Edhe e treta thuajse e barabartë, 15-16 dhe duke ruajtur këtë epërsi, ekipet i janë drejtuar fundit të ndeshjes që ka sjellë fitoren 82-72 të durrsakëve. Me shkodranin Xhelal Kalaja në pankinë, me amerikanin Copes që luante si qendër dhe bënte diferencën dhe me malazezin Miranoviç si play-maker dhe shumë të saktë në gjuajtje, durrsakët treguan se do të jenë një nga ekipet më të mira të këtij kampionati. Sakaq Vllaznia me përbërje vetëm me basketbollistë shkodranë dhe ata të papërgatitur si duhet për shkak të nisjes shumë vonë të përgatitjeve të tyre, shfaqën shumë probleme në këtë ndeshje dhe për rrjedhojë vërtetuan atë se kampionati për ta do të jetë shumë i vështirë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments