Wednesday, February 18, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Pas 11 fitoresh rradhazi, ndalet Vllaznia. Humbet ndaj Teutës në çerekfinalen...

BASKETBOLL/ Pas 11 fitoresh rradhazi, ndalet Vllaznia. Humbet ndaj Teutës në çerekfinalen e Kupës

Pas 11 fitoresh rradhazi, Vllaznia e basketbollit të meshkujve është thyer mbrëmjen e sotme. Madje brenda në “fortesën” e saj, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” teksa është mundur me rezultatin 88-83 nga Teuta në ndeshjen e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Kanë qenë basketbollistët durrsakë ata të cilët e nisën më mirë ndeshjen dhe si rrjedhojë e fitojnë periodën e parë në shifrat 29-19, ndërsa në periodën e dytë ka barazpeshë dhe ajo mbyllet 22-22. Si rrjedhojë Teuta shkon në pushimin e ndeshjes me një avantazh prej 10 pikësh ndaj Vllaznisë.

Kjo e fundit mundohet të hyjë në fushë, por lojtarët e saj nuk janë në ditën e tyre më të mirë. Si rrjedhojë edhe perioda e tretë sjell një barazpeshë dhe rezultati i saj është sërish i barabartë 20-20. Në të fundit, Vllaznia rregullon diçka dhe arrin ta fitojë atë 22-17, por kjo nuk mjafton për ta fituar ndeshjen.

I gjithë takimi është fituar nga Teuta me rezultatin 88-83 duke ndalur kësisoj serinë e fitoreve të Vllaznisë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se pretendimet e saj edhe në këtë kompeticion do të mbyllen këtu.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments