Federata Shqiptare e Basketbollit do të hapë sot kalendarin e aktiviteteve zyrtare për sezonin 2022-2023, teksa do të ngrejë siparin Kupa e FSHB-së. Federata Shqiptare e Basketbollit do të hapë sot kalendarin e aktiviteteve zyrtare për sezonin 2022-2023, teksa do të ngrejë siparin Kupa e FSHB-së.
Por nderkohe skuadra e tjera kane filluar prej kohesh pergatitjet per kampionatin kombetar, evenimentin me te rendesishem dhe ne fakt Teuta e Tirana kane levizur edhe ne merkato duke marre lojtare cilesore nderkohe qe Vllaznia eshte ende ne vend- numero.
Keshtu Teuta pak dite me pare ka bere pjese te saj basketbollistin e kombetares Eldi Hysa, po ashtu edhe dy lojtaret e komnetares U20 Vinsent Grazhdani dhe Xhersido Hajdari ndersa sefundi ka marre edhe dy basketbolliste amerikane Avery Sullivan dhe David-Lee Jones Jr.
Skuadra kampione ne fuqi e vendit deshiron me çdo kusht ta mbroje kete trofe prandaj dhe ka levizur shpejt ne merkato. Edhe Tirana eshte “zgjuar” se fundi dhe ka marre lojtarin amerikan Kevin Granzan si dhe Mired Janin e Lion Alimani.
Nderkohe finalistja e sezonit te kaluar, Vllaznia ende “eshte me pushime”. Nga rradhet e saj eshte larguar kapiteni Shestani dhe nuk ka asnje afrim. Trajneri Bekteshi aktualisht stervit vetem lojtare te rinj, duke filluar nga Rakaj, Memçaj, Kruja, Gjeçaj e ndonje tjeter.
Se çfare do te ndodhe ne vazhdim ende nuk eshte e qarte, por Vllaznia duket shume e vonuar per te nisur punen per ndertimin e nje ekipi pretendent, gjithmone nese deshiron te ndertoje nje ekip te tille./SHKODRA-SPORT.COM/