Djali i Rudi Vatës, Roko Vata, vazhdon që të marrë kryeqendrën e vëmendjes. Këtë herë jo sa i përket Kombëtares, por nivelit të klubeve.

Lojtari shqiptar ka pasur interesime nga klube të mëdha në Europë sipas asaj që raportojnë mediat irlandeze. Nga Liverpuli te Chelsea dhe Reali i Madridit, këto ekipe kanë shfaqur interes për ta transferuar futbollistin nga Celtic në moshat e tyre.

Rocco Vata nderkohe siç dihet eshte edhe pjese e kombetares U19 te Irlandes. Ai konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme dhe per kete arsye, vazhdimisht ndiqet nga menaxhere te ndryshem te klubeve te njohura.

Gjasat jane qe shume shpejt 17 vjeçari te nderroje ekip dhe kjo pritet te ndodhe pasi te kete mbushur 18 vjeç (prillin e ardhshem). Specialiste te ndryshem e vleresojne shume per aftesite qe ai posedon prandaj dhe e ardhmja do te flase per te.