Vllaznia e basketbollit te femrave e ka humbur ndeshjen e pare gjysmefinale te kampionatit kombetar, ate ndaj Flamurtarit luajtur mesditen e sotme ne pallatin e sportit te qytetit te Vlores. Kane qene vendaset qe ne perfundim te 40 minutave te ketij takimi kane triumfuar ne shifrat 58-40.

Duhet thene se ka qene nje perballje e dominuar nga fillimi e deri ne fund nga ekipi i Flamurtarit i cili siç dihet eshte pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion edhe kete sezon. Vlonjatet e kane fituar perioden e pare me rezultatin 25-11.

Nje start i tille beri qe vajzat kuqezi te jene te qeta ne fushe dhe madje ne perioden e dyte e thellojne edhe me shume rezultatin. Ky 10 minutesh do mbyllej me shifrat 16-8 dhe ne kete menyre Flamurtari shkoi ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 22 pikesh ne favorin e saj.

Ne te treten, duke perfituar nga mosreagimi i shkodraneve, Flamurtari e thellon edhe me shume epersine duke fituar 15-4 dhe kjo beri qe 10 minutat e fundit te ndeshjes te jene thjesht nje formalitet. Vllaznia do te mundohej te korigjonte diçka dhe e fiton kete periode 17-2, por kjo nuk i mjafton per asgje.

Perfundimisht 58-40 per Flamurtarin qe e fiton gjysmefinalen e pare. Piket per Vllaznine ne kete takim jane shenuar nga Anisa Bokrina (15), Bernada Rreshpja (14), Ingrid Dashja (5), Melida Hykaj (4) dhe Sindi Kryeziu (2). Ndeshja e dyte do te luhet diten e hene ne Shkoder dhe Vllaznia do te beje çmos te beje nje paraqitje me te mire sesa sot./www.shkodrasport.com/