Pas asaj të javës së kaluar ndaj Teutës, Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka marrë një tjetër fitore në kampionat, duke i konsoliduar edhe më shumë pozitat e saj në vendin e katërt të renditjes, vend ky që do ta çonte atë në play-off.
Java e 12-të e kampionatit u mbyll mbrëmjen e djeshme me ndeshjen Flamurtari-Vllaznia, takim ku shkodranët fituan me rezultatin 61-78 (23-22, 12-18, 11-19, 15-19).
Pas një periode të parë të luftuar, me vlonjatët që fituan minimalisht me 1 pikë, më pas skuadra e drejtuar nga Eni Llazanit mori kontrollin e lojës, duke merituar suksesin në Vlorë. .
Ashton Parker me 18 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime, Klajd Kiri me 20 pikë, 8 kërcime e 4 asistime si dhe Julian Bryant me 19 pikë, ishin protagonistët kryesor në fitoren e Vllaznisë. Për vendësit nuk mjaftoi dopieta dyshifrore
Pas 12 javësh kampionat, renditjen ee kampionatit e udhëheq Besëlidhja me pikë të plota 24 me 12 fitore të arritura. Në vend të dytë është Tirana me 23 pikë dhe më pas vijnë Apolonia dhe Vllaznia me nga 21 pikë secila, por fierakët kanë pikaverazh më të mirë.


