Mateo Kovaçiç duket se nuk dëshiron të jetë më pjesë e Çelsi për sezonin e ardhshëm.
Kështu, mesfushori i bluve ka nisur të kërkojë për një skuadër të re.
Duket se e interesuar për të është Bajerni i Mynihut.
Trajneri i bavarezëve, Tomas Tuhel, kërkon ta afrojë në skuadër kroatin pasi të cilin e sheh si një lojtar që do t’i përmirësonte mesfushën.
Tuhel kërkon gjithashtu dhe ribashkimin me mesfushorin tjetër të Çelsit, Mejson Maunt.