Romelu Lukaku pak nga pak po arrin të gjejë veten në Itali dhe në javët e fundit, është kthyer në protagonist për zikaltërit. Kjo ka bërë që të mendohet dëshira për ta mbajtur në “San Siro” edhe sezonin e ardhshëm.

Por, ky nuk duket një opsion i lehtë për Interin. Nëse deri para pak javësh ishin zikaltërit ato që nuk donin të mbanin Lukakun, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe janë të tjera kushte që do të përcaktojnë të ardhmen e tij.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se duhet që të realizohen 3 kushte për të mbajtur në Milano sulmuesin belg. E para varet direkt nga Çelsi, pasi Poçetino që do të marrë drejtimin e londinezëve sezonin e ardhshëm, ka kërkuar që të provojë dhe do të ketë shërbimet e tij.

Megjithatë, veç kësaj janë edhe dy të tjera. Fillimisht, Interi duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për të mbajtur në shtëpi sulmuesin. Kushti i tretë lidhet me pagën e tij. Zikaltërit e duan edhe një sezon huazim nga Çelsi dhe paga e Lukakut të paguhet nga ata, ose Lukaku të ulë pagën deri sa Inter të ketë mundësi që ta paguajë.