Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e sotme ndaj Apolonise ne ndeshjen e luajtur ne transferte. Djemte e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi kane triumfuar me rezultatin 86-84 ndaj vendasve.

Ne fakt ky takim ka nisur me mire per fieraket te cilet i mbyllen 10 minutat e para ne avantazhin e tyre me rezultatin 27-15. Vllaznia nuk pajtohet me kete gje dhe reagon ne te dyten duke e fituar 34-19 dhe kesisoj shkon ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 3 pikesh ndaj Apolonise.

Edhe ne perioden e trete jane serish kuqeblute te cilet luajne me mire duke e mbyllur ate ne shifrat 19-15 dhe ne kete menyre hyn ne 10 minuteshin e fundit me nje avantazh prej 7 pikesh.

Si rrjedhoje eshte munduar ta administroje si duhet ate dhe ia ka dale ndonese fieraket e fitojne kete periode 23-18, por qe gjithsesi nuk i ka mjaftuar sepse shifrat perfundimtare te ndeshjes kane qene 86-84 ne favor te Vllaznise.

Per te ka shkelqyer ne kete ndeshje Saab i cili ka shenuar plot 29 pike, nderkohe qe Tucker ka shenuar 20, Rakaj 16, Wilkins 13 dhe Gjeçaj 8 pike./www.shkodrasport.com/