Pas fitores javën e kalua ndaj Elbasanit, vjen humbja e parë për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Mbrëmjen e sotme ajo është mundur në Fier nga Apolonia me rezultatin 90-82.

Duhet thënë se ndeshja nisi më mirë për kuqeblutë e drejtuar nga Eni Llazani. Ata e mbyllën periodën e parë me avantazhin 27-17 dhe këtë avantazh e ruajti edhe në përfundim të periodës së dytë që u mbyll me shifrat 21-20 po për Vllazninë. Me 11 pikë epërsi në gjysmën e ndeshjes, u krijua përshtypja se do të ishte ajo fituesja e kësaj ndeshje, por nuk do të ndodhte kështu.

Në periodën e tretë, Apolonia e rrit ndjeshëm lojën e saj dhe e fiton atë 26-12, duke e kthyer në këtë mënyrë avantazhin e ndeshjes në favorin e saj. Në 10 minutat e fundit të takimit, shkodranët arritën ta ngushtojnë diferencën deri në një pikë, por vetëm kaq.

Tre minutat e fundit do të sillnin një tjetër shkëputje të vendasve që vijnë duke e thelluar avantazhin dhe në fund do ta fitonin të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 90-82.(www.shkodrasport.com)


APOLONIA- VLLAZNIA

(17-27, 20-21, 26-12, 27-22)

VLLAZNIA: Thomas (16), Parker (7), Bryant (27), Shestani (13), Arnold (19). U aktivizuan edhe Kopliku. Trajner Eni Llazani.