Shkruar nga “Shkodra Sport”
Vllaznia e basketbollit të meshkujve është rikthyer tek fitorja në kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 94-77 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit të qytetit të Pogradecit.
Ky takim është dominuar nga fillimi e deri në fund nga basketbollistët shkodranë të cilët e nisën mbarë që në periodën e parë të cilën e fituan me rezultatin 27-17. Kjo distancë u ngushtua paksa në të dytën sepse korçarët e fituan atë 24-21, megjithatë ishte Vllaznia ajo që shkoi në pushimin e ndeshjes me një avantazh prej 7 pikësh.
Edhe në të tretën është Skënderbeu që mundohet të kontrollojë lojën dhe arrin ta fitojë 23-21 duke bërë kështu që distanca të ngushtohej deri në 5 pikë, 10 minuta para fundit të ndeshjes, megjithatë basketbollistët kuqeblu në këtë pjesë të mbetur të ndeshjes morën sërish frenat e lojës në dorë.
Ata e fituan periodën e fundit 25-13 dhe në këtë mënyrë të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 94-77. Pikëshënuesi më i mirë për Vllazninë në këtë ndeshje ka qenë Thomas me 26 pikë e pas tij Bryant me 22 pikë dhe i treti Klajdi Kiri me 18 pikë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


