Vllaznia e basketbollit te meshkujve peson nje tjeter humbje ne kampionat. Kete here ajo eshte mundur ne Durres nga Teuta vendase me rezultatin 110-78. Basketbollistet shkodrane jane treguar te pafuqishem ndaj kampioneve ne fuqi te vendit dhe si rrjedhoje kane marre deshtimin e rradhes.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit dhe eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga vendasit te cilet nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren.

Nga ana e saj Vllaznia eshte munduar te beje me te miren me mundesite qe ka, por kuptohet situata e saj eshte ndoshta dramatike. Edhe pa Memçajn e demtuar, kontigjenti i lojtareve ne dispozicion te trajnerit Bekteshi eshte shume i reduktuar dhe pa cilesi e si rrjedhoje humbjet shtohen.

Pas atyre ndaj Apolonise, Beselidhjes, Kamzes e Tiranes, sot kuqeblute kane pesuar humbjen e peste duke e mbyllur ne humbje fazen e pare te kampionatit. Por ajo qe shqeteson eshte se deri me tani nuk ka levizuar asgje tek Vllaznia dhe per kete arsye, ajo e sheh veten duke rreshqitur gjithnje e me poshte.

Nje situate mbase absurde e cila ndryshon brenda pak muajsh, teksa nga nje ekip finalist per titullin kampion tashme eshte pretendenti kryesor per te rene nga Superliga./SHKODRA-SPORT.COM/