Liridon Latifi i mungon Vllaznise prej nje faze kampionati dhe me siguri qe do te vazhdoje te mungoje edhe pak sepse ende nuk eshte ne formen e duhur pas demtimit qe ka kaluar dhe natyrisht qe kjo situate e ka merzitur jo pak.

Megjithate kete gje ai e ka kaluar se fundi me nje lajm shume te mire qe ka marre nga bashkeshortja e tij e cila i ka sjelle ne jete nje vajze. Ne kete menyre familja Latifi plotesohet edhe me nje femije tjeter perpos djalit qe eshte i pari i ardhur ne jete pak vite me pare.

Liridoni ka qene te enjten ne Kukes per te mbeshtetur Vllaznine ne ndeshjen ndaj skuadres vendase dhe menjehere pas saj, ka udhetuar drejt Prishtines per t’iu gjendur prane bashkeshortes se tij.

Nderkohe prej dites se neserme ai do te jete ne Shkoder per te rifilluar stervitjen me ekipin e Vllaznise, me shpresen e madhe qe ne sfiden e fundit para nderprerjes se kampionatit, asaj ndaj Tiranes, pse jo, te luaje disa minuta ndaj bardhebluve.

Kuptohet tashme eshte me i motivuar se kurre pas ardhjes ne jete edhe te vajzes se tij dhe kuptohet qe do te beje me te miren per t’u rikthyer serish ne ato nivele ku te gjithe e njohin./SHKODRA-SPORT.COM/