Situata tek ekipi i Kukesit pas humbjes 0-1 ndaj Vllaznise diten e enjte eshte renduar edhe me shume. Ai per momentin me vetem 11 pike te grumbulluar, mban vendin e 9-te ne renditje dhe padyshim qe kjo gje i ka shqetesuar jo vetem tifozet, por ne veçanti presidentin e saj Safet Gjici.

Burime te ndryshme per “Shkodra Sport” bejne te ditur se ky i fundit po mendon per te ndryshuar serish trajner. Edhe Enkeleid Dobi i cili zevendesoi Skender Gegen, nuk ka realizuar pritshmerite e tij.

Ai e filloi mire ne fakt, por me kalimin e javeve, serish situata precipitoi dhe tashme Kukesi eshte jo vetem larg pretendimeve te tij per te qene ne mes skuadrave te kreut, por edhe rrezikon seriozisht.

Per kete arsye, presidenti Gjici po mendon per te ndryshuar serish trajnerin dhe nje nga kandidatet serioz per te marre drejtimin e Kukesit, duket se eshte trajneri i njohur kosovar Bylbyl Sokoli.

Ai ka qene i pranishem ne ndeshjen Kukesi- Vllaznia ne tribunen e stadiumit “Kukesi Arena” dhe jo vetem kaq, pas perfundimit te saj ka qendruar gjate ne ambjentet e stadiumit ku mesohet te kete patur edhe nje takim me drejtuesit e klubit. Ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete gje, por e sigurte eshte qe presidenti Gjici me shume mundesi do te emeroje trajner te ri ne krye te skuadres qe ai sponsorizon./SHKODRA-SPORT.COM/