Marash Kumbulla një ditë më parë e kishte ditë speciale. Festoi 20-vjetorin në fushë kundër Juventusit, shënoi një gol që iu anulua me VAR për pozicion jashtë loje dhe në fund iu gëzua fitores me përmbysje ndaj ekipit kryesues dhe kampion në fuqi në Serie A.

Më mirë se kaq nuk mund të shkonte, ndërkohë që edhe pas ndeshjes vlerësimet për shtatlartin nga Malësia e Madhe ishin të shumta. Askush nuk habitet në fakt, pasi për të në stadium kishte skaut nga klube të mëdha europiane.

Manchester United, Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt e ndoqën nga afër sulmuesin. Të tre këto klube janë përfolur edhe më parë si të interesuara për shërbimet e Kumbullës. Në skenë tashmë ka dalë edhe një klub tjetër.

Tuttosport në listë ka edhe Manchester City. Pep Guardiola prej kohësh është duke kërkuar një mbrojtës qendre dhe janë përfolur shumë emra, kryesisht nga klube portugeze. Tashmë në skenë ka dalë edhe Marash Kumbulla dhe skautët e City e kanë ndjekur në takimin e djeshëm që Hellas Verona fitoi me Juventusin. /abcnews/