Situata politike në vendin tonë s’është aspak e qetë. Si të mos mjaftonte pandemia COVID-19 që gjunjëzoi gjithë botën, shembja e teatrit kombëtar ka “nxehur” gjakrat mes forcave politike.
Referuar situatës në të cilën gjendet vendi ynë, gjyqtari i Superiores Klajdi Kola ka bërë një postim epik në rrjetet sociale. Ai i krahason liderët e partive kryesore në vend me skuadrat italiane të Juventusit, Milanit, Interit apo edhe Beneventos.
“Edi Rama = Juventus (Vjedh, bën ligjin, nuk guxon dot kush t’i thotë gjysmë llafi sepse ka në dorë gjithçka)
Sali Berisha = Milan (Ka qenë dikur, tashi të çan ka*in)
Ilir Meta = Benevento ( Të bën gol atëherë kur s’ta pret mendja)
Petrit Vasili = Portieri i Beneventos (I gatshëm në çdo moment)
Monika = Roma (E përkrahin vetëm 6 vetë të LSI-së)
Erion Veliaj = Napoli (Bën kot se në fund ligjin e bën Juventusi)
Lulziam Basha = Inter (Nuk e merr njeri seriozisht, e nis me vrull pastaj i bien bateritë nga fundi, është meme në gjithë Shqipërinë)”, shkruhej në postimin e arbitrit të Superiores.
Për të qarë apo për të qeshur, ky në fakt është realiteti i hidhur në Shqipërinë tonë.