Pas fitores se thelle javen e kaluar ndaj Skenderbeut, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte mundur ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit, ate qe ka luajtur pasditen e djeshme ne kryeqytet ndaj Tiranes.

Ne fund te 40 minutave te luajtura ne sallen sportive “Fahrije Hoti” bardheblute e drejtuar nga trajneri Karaj jane shpallur fitues me rezultatin 92-66. Nje fitore e pritshme ne fakt duke pare edhe perberjet qe kane dy ekipet.

Shkodranet vetem ne perioden e pare jane munduar te rivalizojne dhe ajo eshte mbyllur ne shifrat 21-18. Kjo krijoi pershtypjen se ndeshja do kishte rivalitet, por nuk ndodhi keshtu. Ne perioden e dyte Tirana e thellon avantazhin, e fiton ate 26-8 dhe shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 21 pikesh.

Ajo ka ardhur duke u thelluar edhe ne perioden e trete qe fitohet serish nga Tirana 25-16 dhe ndonese Vllaznia fiton te katerten 24-20, kjo nuk mjafton per asgje sepse jane vendasit qe ne fund fitojne ne shifrat 92-66.

Per kuqeblute e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi me i miri ka qene amerikani Craig Lamont Saab qe ka shenuar plot 22 pike duke qene edhe me i miri i ndeshjes. Piket e tjera jane shenuar nga Memçaj (10), Mbiara (8), Gjeçaj (7), Rakaj (7), Shabani (6), Bitri (2), Kuçi (2) dhe Bushgjokaj (2)./SHKODRA-SPORT.COM/