Sot Shqipëria do të përballet me Moldavinë, teksa kompanitë e huaja të basteve kanë vendosur prej ditësh kuotat e kësaj sfide.

Patjetër që Shqipëria shihet si favorite, duke parë edhe emrat në letër, kuqezinjtë kanë një koeficient 1.40 për një fitore, ndërsa barazimi kuotohet me 4.50, ndërkohë një sukses i Moldavisë, shihet nga kompanitë e basteve tepër i vështirë, ku shpërblehet me 8.50.

Megjithate keto koefiçente jane thjesht parashikime sepse futbolli shpeshhere dhuron edhe te papritura. Ne fakt fitorja konsiderohet detyrim per kuqezinjte te cilet kane pretendime serioze ne keto eliminatore.

Por nga ana tjeter edhe moldavet jane shprehur se jane te kenaqur qe shqiptaret i nenvleresojne dhe si rrjedhoje do te mundohen ta shfrytezojne kete gje ne fushen e lojes per te marre ndonje rezultat surprize.