Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, e quajti si të pafalshme faktin që kryeministri Edi Rama, nuk ka kthyer ende një përgjigje, për kërkesën e federatave, për hapjen e basteve sportive.
Ylli deklaroi se nuk do të dorëzohet sa të ketë jetë, duke shtuar se duhen gjetur burime për të financuar sportin.
Ne nuk mund të rrimë gjithë jetën duke kërkuar lëmoshë. Ne jemi kalimtarë në këtë pjesë dhe secili jep kontributin e tij. Unë mendoj që duhet të përendrohemi dhe të bëjmë më të mirën. Se çfarë bëjmë ne do na gjykojnë të tjerët, nuk mund të flasim për veten.
T’i lëmë fjalët sesi ka qenë dhe si është. Mos harrojmë që e kemi pasur 700 mijë lekë buxhetin. Tani na është dhënë buxhet i mirë, por janë dhënë edhe 5 milionë euro projekti. Duhet të vrasim trurin, për të gjetur burime të tjera financiare për sportin.
E kam thënë që është e pafalshme që të mblidhen federatat para 3 muajsh, na ka pritur ministrja dhe kryeministri nuk na ka kthyer ende përgjigje. Të paktën të na thotë, nëse bëhet ose jo. Është e pafalshme! Ne nuk jemi për bojkot.
Unë nuk dorëzohem, por duam një përgjigje. Nuk dorëzohem deri sa të kem jetë. Është e turpshme që rrugaçi të marrë lekë nga bastet. Të vijë kryemimistri të na japë një përgjigje, jo kështu në heshtje. Ia japim ne modelet, por të ulemi të flasim.