Shkodra ka nxjerre gjithmone figura dhe personalitete te medha. Ne te gjitha fushat e jetes. Meqe jemi tek sporti, kuptohet qe edhe ne kete fushe, jane te shumte ata qe kane shkruar historine e tij. Dikush duke luajtur, dikush duke arbitruar, te tjere duke shkruar e komentuar.

Sot do te ndalemi tek dy prej tyre, te cilet vijne para jush sebashku ne kete foto. Behet fjale per nje nga me te medhenjte e gazetarise sportive shqiptare, Besnik Dizdarin dhe nje nga me te medhenjte si futbolliste por edhe si trajner, Medin Zhegen.

Jane dy shkodrane te mire te cilet ndonese u shperngulen per te jetuar ne Tirane, ruajten lidhjet e ngushta me qytetin e tyre te lindjes dhe ishin “ambasadoret” me te mire te tij ne kryeqytetin shqiptar. Jane dy shkodrane qe mbeten te dashuruar perjetesisht me ngjyrat kuqeblu te Vllaznise.

Te flasesh per Besnik Dizdarin kuptohet qe nuk eshte shume e nevojshme. Librat historike te shkruar prej tij, drejtimi plot kompetence per shume e shume vite me rradhe i gazetave sportive, shkrimet dhe publikimet e tij jane nje udherrefyes per te gjithe ne gazetaret.

Nderkohe, i ndjeri Medin Zhega ka lene gjurme si futbollist me Vllaznine, Dinamon dhe kombetaren shqiptare duke qene nje nga sulmuesit me te mire te vendit tone ne vitet ’60-’70. Por jo vetem kaq. Ai la gjurme edhe si trajner duke patur kulmin e tij ne pankinen e kombetares kuqezi.

Gazeta “Shkodra Sport” nuk mund te shtoje asgje tjeter veçse respekt dhe mirenjohje perjete per keto dy figura te shquara te sportit shkodran dhe atij shqiptar!