Milot Rashica është një prej lojtarëve më të diskutuar në Bundesligë, pasi prej disa muajsh të gjithë e shohin mesfushorin e talentuar të Kosovës si një lojtar i cili po bëhet gati të largohet nga Verder Bremen.

Emri i tij ka dale në skenë te Lajpcigu, Borusia, Bajerni, por edhe në skuadra angleze e sidomos në ato Italiane.
Napoli mendohej se ishte një skuadër që kishte bërë hapa konkret për të afruar mesfushorin, duke e parë si zëvendësuesin perfekt për Kajehon i cili është pranë lamtumirës.

Por te Verder Bremen nuk kanë asnjë informacion për një transferim të tillë, të paktën sipas asaj që deklaron Frank Bauman, menaxheri i ekipit.

“Nuk ka pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar, nuk ka asgjë specifike për çështjen në fjalë”, ishte deklarata e tij rreth Rashicës i cili është padyshim ylli i Verder Bremen dhe tek i cili varen thuajse të gjitha shpresat e kësaj skuadre për mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. /vipsport/