Që futbolli shqiptar nuk po kalon momente të mira, kjo tashmë që nuk ka as më të voglin dyshim dhe e kanë të qartë të gjithë.
Por në fakt ka edhe prej atyre që ëndërrojnë gjëra të bukura ashtu siç shpresuan tifozët e Partizanit, Kukësit, Teutës dhe Laçit për kalimin e turit të parë në Kupat e Europës ku ato morën pjesë.
Nuk ndodhi kështu dhe pas të kuqve që u eliminuan dje, sot ishte rradha e tre ekipeve të tjera për të pësuar të njëjtin fat.
4 skuadrat shqiptare që morën pjesë në edicionin e sivjetëm të Kupave të Europës sollën 4 eliminime dhe në 8 ndeshje ato kanë shënuar vetëm 3 gola!.
Zhgënjimi është i madh tek të gjithë dhe ajo që spikat ka qenë një status i menaxherit të njohur shkodran Dritan Gjyrezi i cili shkruan: “Jemi bere si Andora ku eleminohen te gjithe ekipet qe ne tur te pare”.