HomeKRYESOREBayern, Ancelotti mbeti pa fjalë pasi hapi derën e apartamentit të Gotze

Bayern, Ancelotti mbeti pa fjalë pasi hapi derën e apartamentit të Gotze

Më 1 korrikun e 2016-ës, Carlo Ancelotti mori vendin e Pep Guardiola te Bayern Munich, me spanjollin që u transferua te Manchester City.

Sipas asaj që ka zbuluar “Sport Bild”, trajneri italian duhej të kishte qëndruar te apartamenti i marrë me qera më parë nga Mario Gotze.

Një apartamen luksoz në qendër të Mynihut, me një kosto 20 mijë euro në muaj. Por kur trajneri aktual i Napoli-t ka hapur derën për të vizituar shtëpinë ka mbetur pa fjalë.

Brenda saj ka gjetur shumë aparatura sportive, që heroi i Botërorit 2014 në Brazil zotëronte. Një palestër e vërtetë fitnesi, ku ai dhe partnerja Ann Kathrin Bromml kalonin pjesën më të madhe të ditës. Ancelotti vendosi të mos jetonte aty dhe të shkonte diku tjetër.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments