Real i Madridit është në kërkim të një lojtari të rëndësishëm për të ardhmen, që do të ishte goditja e madhe e verës. Sipas presidentit të Federatës Egjiptiane të Futbollit, Hany Abo Rida, klubi spanjoll do të bëjë një ofertë të parezistueshme për Salah, lojtarin e Liverpulit që po bën një sezon të madh në Angli. “Ka një mundësi reale që Salah të luajë për Realin e Madridit, pasi do t’i bëhet një ofertë e majme. Salah po përpiqet të përmirësojë lojën e tij.

Natyrisht, nëse një egjiptian shkon në një klub kaq popullor në të gjithë botën si Reali i Madridit, do të ishte fantastike, madhështore”, – ka thënë Rida.

Te Liverpuli tashmë janë frikësuar, sepse mund të humbasin një tjetër yll pas brazilianit Koutinjo. Salah është në një formë të shkëlqyer dhe ikja e tij do ta dobësonte shumë ekipin e trajnerit Klop/ Vipsport/