Një lajm i shkëlqyer sapo ka mbërritur pak minuta më parë. Nëse deri para pak kohës, vendi i katërt që Erkand Qerimaj zuri në njërin stil në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Amerikë, tashmë peshëngritësi shkodran në fakt nuk është më i katërti por i treti dhe për rrjedhojë, do të marrë medaljen e bronzit ngaqë sportisti që zuri këtë vend në këtë eveniment, ka dalë me doping. Prandaj kjo medalje do t’i shkojë tashmë sportistit shqiptar.

“Lajm i mirë për Shqipërinë. Fitova Medaljen e bronxit në Botëror. Unë dola në vend 4 në Botëror, por vendi 3 u kap me doping. Tani marr Medaljen e Bronxit”- shkruan ai në profilin e tij në facebook. Në këtë mënyrë, Qerimaj i dhuron vetes por edhe Shqipërisë një tjetër medalje dhe kjo është një arritje e madhe për të.

© shkodrasport.com