HomeKRYESOREBAYERN ËSHTË JASHTË CHAMPIONS LEAGUE! Mrekullia Villareal godet sërish, Emery në lot

BAYERN ËSHTË JASHTË CHAMPIONS LEAGUE! Mrekullia Villareal godet sërish, Emery në lot

Ndodh e pabesueshmja në Mynih! Bayern Munich është jashtë Champions League dhe skuadra që e eliminoi sonte është Villareal, vendi i mesit të tabelës në La Liga dhe që këtë sezon është shumë larg vendeve të para në renditje…

Skuadra e Unay Emery godet në Allianz dhe shënon golin e vetëm që mjafton për biletën për në gjysmëfinale. Pas golit të Leëandoëskit në fillim të pjesës së dytë u mendua se do të ishte e lehtë për të arritur kualifikimin për kampionët e Gjermanisë.

Kështu nuk ishte sepse fati kishte rezervuar atë gol që spanjollët kërkonin pas suksesit 1-0 në Spanjë. Në fakt, ekipi i Nagelsmann nuk arriti dot të gjente golin e dytë dhe mbrojtja e nëndetëses së verdhë rezistoi deri në fund.

Pikërisht në të 88 erdhi goli i Chukëueze që ka pllakosur heshtjen në stadium. Tifozeria e bayern nuk u beson syve, ndërsa Emery është duke festuar dhe gati në lot për ekipin e tij. Arritja e madhe u krye, Bayern u eliminua pas Juventusit.

Villareal do te tregoje kete arritje shume e shume kohe. Sepse nese nje skuader qe ka te pakten 1/5 e buxhetit te ketyre dy klubeve arrin t’i eliminoje dhe madje te mos humbe jashte fushe, njeriu qe ka kryer kete mrekulli quhet Unay Emery, specialisti!(marre nga telesport)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments