Ndodh e pabesueshmja në Mynih! Bayern Munich është jashtë Champions League dhe skuadra që e eliminoi sonte është Villareal, vendi i mesit të tabelës në La Liga dhe që këtë sezon është shumë larg vendeve të para në renditje…

Skuadra e Unay Emery godet në Allianz dhe shënon golin e vetëm që mjafton për biletën për në gjysmëfinale. Pas golit të Leëandoëskit në fillim të pjesës së dytë u mendua se do të ishte e lehtë për të arritur kualifikimin për kampionët e Gjermanisë.

Kështu nuk ishte sepse fati kishte rezervuar atë gol që spanjollët kërkonin pas suksesit 1-0 në Spanjë. Në fakt, ekipi i Nagelsmann nuk arriti dot të gjente golin e dytë dhe mbrojtja e nëndetëses së verdhë rezistoi deri në fund.

Pikërisht në të 88 erdhi goli i Chukëueze që ka pllakosur heshtjen në stadium. Tifozeria e bayern nuk u beson syve, ndërsa Emery është duke festuar dhe gati në lot për ekipin e tij. Arritja e madhe u krye, Bayern u eliminua pas Juventusit.

Villareal do te tregoje kete arritje shume e shume kohe. Sepse nese nje skuader qe ka te pakten 1/5 e buxhetit te ketyre dy klubeve arrin t’i eliminoje dhe madje te mos humbe jashte fushe, njeriu qe ka kryer kete mrekulli quhet Unay Emery, specialisti!(marre nga telesport)