Ndryshimet në strukturat drejtuese te Partizani kanë bërë që presidenti Gaz Demi të ulë buxhetin për sezonin e ri futbollistik. Kreu i klubit të kuq ka vendosur një limit pagash prej 2 mijë deri në 4 mijë euro në sezon. Pikërisht kjo reformë duket se ka prekur edhe Egzon Belicën që duhet thënë se kishte një rrogë ta majme te 16 herë kampionët e vendit.

Largimi i qendërmbrojtësit ka vënë menjëherë në lëvizje drejtuesit e Partizanit. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije për Newsport.al se Marcelino Preka është futbollisti që stafi teknik ka dhënë miratimin për shërbimet e tij. 19-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe shihet si i duhuri për organikën e kuqe.

Por, te Bylis nuk e lënë të lirë pasi ka ende kontratë me mallakastriotët. Të njëjtat burime tregojnë se te Partizani janë gati të paguajnë kartonin e lojtarit dhe në këtë merkato vere pritet të bëhet pjesë e tyre.

Gjithashtu në klauzolë do të përfshihet edhe Bekim Rexhepi që do të huazohet për 1 sezon. Pas Valentino Murataj, Donald Mëllugjës dhe Andi Hadrojit, shkodrani Preka është i radhës që mund t’i bashkohet Partizanit nga “kolonia” e Ballshit./newsport/