Vllaznia pret të bëjë edhe një goditje të fundit në qendër të sulmit, aty ku aktualisht janë në dispozicion të Josës kroati Aralica dhe braziliani Kaina.Duke qenë një sezon i gjatë me 36 javë kampionat dhe gjithashtu ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, dëmtimet apo pezullimet nuk do të ndiheshin nëse në dispozicion të Josës do të ishte edhe një qendërsulmues.

Kësisoj, repartet do të ishin të gjitha të dubluara dhe si rrjedhoje kjo do te ishte nje garanci e madhe per arritjen e objektivave sezonale. Por nga ana tjeter do te ishte edhe nje “problem” per trajnerin Josa sepse zgjedhja e 11-shes titullare do te ishte nje rebus i vertete per te.

Deri ne afatin perfundimtar te merkatos jane edhe tre jave kohe dhe kuptohet qe shume gjera mund te ndryshojne, megjithate stafi teknik per momentin eshte i perqendruar tek kontigjenti aktual dhe berja gati e skuadres per nisjen e kampionatit.

E rendesishme eshte qe te jete nje start i mbare ndaj Erzenit dhe nese ndodh kjo do te ndihmonte jo pak per vazhdimesine. Vllaznia synon te jete nje nga pretendentet per titullin kampion dhe kete duhet ta tregoje me rezultate ne fushen e lojes.