Kane mbetur edhe tete dite per t’u bere gati per sfiden e shumepritur te vlefshme per “UEFA Women Champions League”. Ne kampin shkodran gjithçka duket gati dhe objektivi padyshim eshte i qarte per te tentuar fitoren dhe kualifikimin ne mes 32 skuadrave me te mira te kontinentit.

Dy dite me pare vajzat kuqeblu zhvilluan ne Prishtine nje test kontrolli kunder ekipit kampion te Kosoves, Ep Com Hajvalia qe po ashtu merr pjese ne Kupat e Europes dhe ai u mbyll me fitoren e tyre me rezultatin 1-0, fale golit te shenuar nga e mirenjohura Megi Doçi.

Gazeta “Shkodra Sport” e ka kontaktuar kete te fundit duke i marre edhe nje prononcim ne prag te pjesmarrjes se sivjetme europiane. Ajo nder te tjera eshte shprehur se sivjet, skuadra eshte me e plote, megjithate duhet pritur fusha e lojes per ta treguar kete gje. Per me shume lexoni te plote intervisten e saj dhene per gazeten tone:

– Megi, goli ne miqesoren ndaj Ep Com Hajvalia, nje “nxemje” para ndeshjes se “Champions”?

Objektivi kryesor ndaj ekipit kampion te Kosoves ishte konsolidimi i grupit për të parë disa lojtare qe jane bashkuar se fundi me skuadren, për të provuar skema dhe per t’u lidhur sa me shume ne loje e për të kuptuar lojën e njera-tjetres. Kjo ne menyre që dhe afrimet e reja t’i përshtaten me mire grupit. E ne fund, patjetër që edhe pse nje miqesore, ndjen kënaqsine kur fiton, por dhe kur shënon dhe gjithçka bëhet më e bukur dhe emocionuese.

– Si ju duket skuadra sivjet?

Mirë shumë. Stërvitemi çdo ditë duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolli brenda skuadrës. Dita-dites po konsolidohemi edhe më mirë sepse kemi prurje te reja edhe duhet që të përshtaten sa më shpejt me grupin.


– Mendoni se kete vit skuadra eshte me e forte krahasuar me ate te nje sezoni me pare?

Po duhet të presim të shikojmë edhe dy lojtarët që vijnë këto ditë edhe besoj që grupi është jo vetëm më i mirë por ka edhe më shumë cilësi brenda se vitet tjera.


– Breznicen e Malit te Zi apo Spartak Myjava te Sllovakise, cilen skuader preferoni me 21 gusht?

Për ne nuk ka rëndësi sepse kushdo që të dalë fitues në atë çift, kuptohet që është ekip kampion i vendit të tij dhe kuptohet që do jetë një kundërshtar i fortë. Për ne vlen vetëm fakti se pavarësisht se kundër cilit ekip do të luajmë, të jemi të fokusuara dhe të futemi në fushë me objektivin e vetëm për ta fituar ndeshjen.


– Pra e mendoni Vllaznine per here te trete ne 32 skuadrat me te mira te Europes?

Patjeter që e mendojmë kualifikimin duke u bazuar në punën e vazhdueshme dhe të palodhur që po behet në ekip. Por mendoj se është akoma herët për të folur pasi akoma nuk e kemi emrin e kundërshtarit që do kemi përballë dhe mëndoj që nuk ka vend shumë për fjalë sepse futbolli prandaj është i bukur sepse ka tëe papritura shumë dhe emocione njëkohësisht. Megjithatë duke qenë të përqendruara çdo ditë në stërvitje për t’u konsuliduar sa më tepër i gjith grupi që në mdeshje me daten 21 të japim performancën në nivel te lartë dhe këtë datë ta kurorëzojmë me kualifikimin në 32 skuadrat më të mira të Europës.


– Kete gje e keni provuar edhe dy here te tjera. A mos ka ardhur momenti per te synuar edhe nje hap me shume, kalimi ne 16 skuadrat me te mira te kontinentit?

I gjith opinioni, mediat etj, presin shumë nga ne, por e rëndësishme është që t’i marrim gjërat me qetësi dhe hap pas hapi pasi dëshira është shumë e madhe, por mundësia është gjë tjeter dhe akoma nuk dimë kundërshtarët. Por me pak fat gjithçka mund të ndodhë…
Intervistoi: Gjergj KOLA